Voton kryeministri Kurti: Sot vendosim se kush do të vendosë në komunat tona

Voton kryeministri Kurti: Sot vendosim se kush do të vendosë në komunat tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, i është drejtuar kutisë së votimit sot rreth orës 10:00 të mëngjesit, njofton Insajderi.com.

Pasi ushtroi të drejtën e votës, Kurti tha se qytetarët sot vendosin se kush të vendosë – udhëheqë në komunat e tyre.

“Unë si qytetar i Kosovës dhe banor i Prishtinës, porsa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Republikës së Kosovës, anembanë komunave të shtetit tonë sot vendosin se kush të udhëheqë komunat e tyre. Inkurajoj të gjithë që shfrytëzojnë këtë të drejtë të barabartë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti pas votimit

Ai më tej tha se si kryeministër do të punojë dhe do të bashkëpunojë në fuqizimin e komunave.

“Unë bashkë me Qeverinë tonë do të punoj e do të bashkëpunojë në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara i presin të gjithë qytetarët në të gjitha komunat ku jetojnë e veprojnë”, tha më tej ai. /Insajderi.com