Voton Lulzim Basha: “Dilni masivisht dhe votoni”

Voton Lulzim Basha: “Dilni masivisht dhe votoni”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar mëngjesin e sotëm në lagjen që është rritur, në procesin zgjedhor që po mbahet në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kandidati për kryeministër iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime, pasi sipas tij, sot kanë në duar fuqinë për të ndryshuar të ardhmen.

“Sot është një ditë e mrekullueshme, një ditë historike për vendin. Është dita kur të gjithë ne kemi në fuqi në dorën tonë, shqiptarët kanë në dorë fuqinë për fëmijët, për familjet, për vendin, për kombin”, ka thënë ai.

“Sot është dita të dilni dhe të votoni, të bëni të mundur të ardhmen që do të dëshironi. Sot është dita e Shqipërisë, dilni masivisht në votime. Sot jam i lumtur që votën time e hodha për herë të parë në lagjen ku jam lindur dhe rritur. Dilni masivisht dhe votoni. Sot është dita e demokracisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh Basha./Insajderi.com