Voton Lutfi Haziri, thotë se është votë për stabilitet dhe institucione

Voton Lutfi Haziri, thotë se është votë për stabilitet dhe institucione

I shoqëruar  nga bashkëshortja dhe dy vajzat e ka hedhur votën edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njofton Insajderi.

Haziri që është edhe nënkryetar i LDK-së, ka ftuar qytetarët që të dalin në vota, ndonëse jemi në situatë të jashtëzakonshme, si pasojë e Covid19.

Ai ka thënë se vota në këto zgjedhje është votë për stabilitet dhe institucione.

“Është votën për stabilitet votën për institucione partitë politike

Dalja është e mirë po punohet , që të hapen rrugët hyrje dalje, i ftoj qytetarët të votojnë sepse është dita jonë, është dita e qytetarëve.

Haziri ka votuar në  SHFMU ‘Abaz Ajeti’ në Gjilan./Insajderi.com