Voton Rakiq, thotë se presin fitore bindëse

Voton Rakiq, thotë se presin fitore bindëse

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka hedhur votën e tij në Shkollën Teknike në veri të Mitrovicës, për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Pas votimit, ka thënë se pret një fitore bindëse, ndërsa shtoi se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe se procesi po vijon të zhvillohet pa ndonjë telashe.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të përdorin të drejtën e votës. Të përdorin të drejtën e të përkrahin kandidatët e tyre. Natyrisht duke respektuar masat epidemiologjike. Por pres fitore bindëse”, është shprehur Rakiq.

Para mediave ka folur edhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, i cili ka thënë se zgjedhjet nënkuptojnë mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

Ndërsa, kryesuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për Mitrovicë të Veriut, Sllobodan Dimitrojeviq, ka thënë se nuk ka pasur probleme dhe se gjithçka ka shkuar mirë me hapjen e qendrave./Insajderi.com