Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari, ka votuar në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Podujevë, njofton Insajderi.
Në një adresim për media, Rudari ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje, por në të njëjtën kohë që të respektojnë masat anti COVID-19.
“Falenderoj të gjithë këta komisionerë që janë zgjuar herët për të filluar një punë të mbarë. Është një ditë e jashtëzakonshme, sepse janë zgjedhje të jashtëzakonshme.
I bëjë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të respektojnë masat kundër COVID-19, që ta kalojmë me sukses edhe këtë ditë të zgjedhje dhe sigurisht edhe këtë pandemi”./Insajderi.com