Votuesve nga diaspora u mundësohet të ankohen në PZAP përmes e-mail-it

Votuesve nga diaspora u mundësohet të ankohen në PZAP përmes e-mail-it

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që t’i trajtojë të gjitha ankesat e votuesve nga diaspora, përfshirë edhe ato të cilat i ka pranuar në formë elektronike (përmes email-it), njofton Insajderi.

Nga PZAP-ja bëjnë të ditur se deri më datën 3 shkurt kanë pranuar 281 ankesa, 144 prej të cilave i kanë pranuar si të bazuara dhe kanë urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor që t’i përfshijë në listën e votuesve.

Tutje bëhet e ditur se pas afatit prej 24 orëve, nga votuesit e diasporës në PZAP kanë arritur edhe 185 e-mail-apele, të cilat si të pas afatshme janë hedhur poshtë.

“PZAP-i, nga 281 apele të paraqitura nga apeluesit përmes e-mailit, 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-në që këta votues ti përfshij në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës për të votuar, ndërsa 124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se të njëjtit në kuptim të nenit 5.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme/Lokale (LZP), i plotësojnë kushtet për tu regjistruar në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës dhe 13 apele i ka hedhur si të parregullta”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com

Njoftim lidhur me ankesat/apelet e Votuesve Jashtë Kosovës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me…

Posted by Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa on Friday, February 5, 2021