Vozitësja humbet kontrollin e veturës, përfundon e rrokullisur

Vozitësja humbet kontrollin e veturës, përfundon e rrokullisur

Një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë pasi që vozitësja nga pakujdesia kishte humbur kontrollin mbi veturë si rrjedhojë ka dalur jashtë rruge dhe është rrokullisur.

Për shkak të këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar vozitësja dhe tre pasagjere, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.