Nga pakujdesia shkelet me veturë një grua në Vushtrri

Nga pakujdesia shkelet me veturë një grua në Vushtrri

Në Vushtrri dje në mesditë është raportuar një aksident trafiku me të lënduar.

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes te një veture civile dhe një këmbësoreje.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur e dyshuara femër shqiptare duke lëvizur me veturën Mercedes me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimën femër shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.