
Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu pritet të mbajë të mërkurën e 6 tetorit në Kosovë, njofton Insajderi.com.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Siç bëhet e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë. /Insajderi.com