
Mot i vranët dhe me reshje shiu parashohet të mbajë sot, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga ku thuhet se në viset e larta reshjet e shiut do të jenë në formë bore.
Reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. /Insajderi.com