Vrasësi i dyfishtë nga Serbia dyshohet se është arratisur në Kosovë

Vrasësi i dyfishtë nga Serbia dyshohet se është arratisur në Kosovë

Goran Petroviq të enjten mbrëma në rrugën Bujanovc-Gjilan, afër Luqanit të Bujanovcit ka vrarë gruan e tij Jovana Petroviq 21-vjeçare, vjehrrën Dushica Ivanoviq 42-vjeç dhe ka plagosur vajzën e tij, një vjeçe e gjysmë me inicialet K.P.

Ai është ende në arrati dhe po kërkohet nga policia. Është e ditur që kur është parë për herë të fundit ai kishte provuar të kalonte nga Serbia në Kosovë dhe të enjten mbrëma është zhdukur pa asnjë shenjë, shkruan mediumi serb Novosti.

Të premten është arrestuar taksisti S.C. 25-vjeç, i njohur i Goranit, i cili kishte shkuar në vendin e ngjarjes dhe pastaj kishe ndihmuar vrasësin të arratiset.

S.C. akuzohet se ka vozitur makinën deri në vendin e krimit dhe ka ndaluar makinën në të cilën ishin gruaja dhe fëmija. Pas vrasjes, taksisti kishte ngarë makinën deri në Bujanovc dhe e kishte lënë aty pa lajmëruar policinë.

Viktimat ishin qëlluar me armë dhe ishin lënë brenda veturës. Në momentin kur janë gjetur, babai i Jovanës kishte qenë i vdekur ndërsa Jovana duke luftuar për jetë.

Jovana ishte dërguar në spital por kishte vdekur si rezultat i plagëve . Vajza e vogël është operuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Goran Petroviq njihet si person problematik dhe veshjen e çuditshme në fshatin e tij. Ai kishte muaj që kishte jetuar larg gruas dhe vajzës së tij, dhe ndërkohë kishte kryer edhe vjedhje.

Nuk dihet nëse vrasja ka qenë e planifikuar apo ka rezultuar si shkak i një grindjeje. /Insajderi.com