Vrasësi në Prishtinë telefonoi djalin: Ta kam vra nënën dhe gruan tash do ta vrasë edhe veten

Vrasësi në Prishtinë telefonoi djalin: Ta kam vra nënën dhe gruan tash do ta vrasë edhe veten

60-vjecari Hasan Krasniqi në Prishtinë po dyshohet se ka kryer vrasjen e bashkëshortes së tij, resë dhe në fund ka bërë edhe vetëvrasje. Insajderi merr vesh nga vendi i ngjarjes se Hasan Krasniqi kishte telefonuar djalin e tij për t’i treguar krimin që kishte bërë.

I kishte thënë se pas dy vrasjeve, tash do ta vras edhe veten.

Sipas banorëve problemet mes Krasniqit dhe bashkëshortes së tij, kishte pasur edhe në të kaluarën. Madje, sipas tyre policia kishte gjetur edhe armë pa leje tek Krasniqi. Në anën tjetër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kishte konfirmuar më herët për Insajderin se Hasan Krasniqi kishte pasur probleme psikike.

“Vjehrri e ka vra gruan e vet edhe renë e vet edhe ka bërë vetëvrasje, këto janë informacionet e para, momentalisht nuk kemi asnjë informacion më shumë, prokurori është duke shkuar në vend të ngjarjes”, ka thënë Beka për Insajderin.

Sipas banorëve, pas përleshjes fizike mes Hasanit, gruas së tij dhe resës, ai kishte dërguar tek fqinjët mbesën 2-vjeçare, e më pas ka kryer krimin, shkruan Insajderi.

Banorët po ashtu deklarojnë se pas vrasjes Hasani kishte telefonuar djalin e tij, Kreshnikun, duke i thënë se ia ka vrarë nënën, gruan dhe se tash do të bëjë edhe vetëvrasje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se “Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.   Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor  ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.

Ahmeti ka treguar se ngjarja ka ndodhur sot “rreth orës 13:20, policia  ka marrë informacionin për një vdekje te dyshimte ne rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com