Vrasësin e katërfishtë në Maqedoni e varrosin pa ceremoni fetare

Vrasësin e katërfishtë në Maqedoni e varrosin pa ceremoni fetare

Mëngjesi i sotëm gjeti disa burra në varrezat e fshatit Gllumovë. Ata sipas një burimi të “TV Shenja” nga ky fshat, pas namazit të sabahut i dorëzuan tokës trupin e pajetë të vrasësit Shaban Sulejmani, për të cilin nuk pati ceremoni fetare varrimi.

Sipas të njëjtit burim, vendimi për të mos organizuar ceremoni fetare është marrë nga shumica e banorëve të këtij fshati, dhe për këtë janë pajtuar edhe drejtuesit fetar të rrethinës. Ky vendim ka ardhur pas revoltës së banorëve për ngjarjen tragjike që ndodhi dy ditë më parë, pikërisht në ditën e parë të festës së Fitër Bajramit, kur Shaban Sulejmani vrau vëllanë e tij, dy djem të vëllezërve dhe në fund veten.

Viktimat e Shaban Sulejmanit, në prezencë të farefisit, fqinjëve dhe bashkëfshatarëve, si dhe me ceremoni fetare, janë varrosur dje në varrezat e fshatit Gllumovë.