Vrasja dhe dhuna ndaj grave në Kosovë vjen në një dokumentar

Vrasja dhe dhuna ndaj grave në Kosovë vjen në një dokumentar

InDoks këtë të dielë, transmeton dokumentarin “Dhunë dhe heshtje” në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Lista e grave të vrarë nga burrat e tyre në Kosovë është e gjatë. Dënimet për vrasësit shpesh janë shumë të vogla. Mbrojtja për to edhe më e pakët nga institucionet e shteti. Në disa raste ishin madje vetë zyrtarët e shtetit që u përfshinë në dhunë seksuale kundër grave, siç është rasti i policit tashmë të akuzuar, Vesel Veseli, mbi të cilin nga fundi i tetorit rëndon edhe një aktakuzë për përdhunimi e pastaj detyrim për abort ndaj një të miture në Drenas.

InDoks në këtë dokumentar do të sjellë rrëfime të atyre që i mbijetuan një dhune të paparë brenda familjes, avokatëve që i mbrojnë familjet e të vrarëve. Përfaqësuese të shoqërisë civile që e ngrenë zërin kundër dhunës dhe jo vetëm. Si dhe mjekë që tregojnë se deri ku shkon çmenduria njerëzore.