Vrasja dhe zhdukja e 1133 fëmijëve gjatë luftës, Abbott: Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë

Vrasja dhe zhdukja e 1133 fëmijëve gjatë luftës, Abbott: Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij në ekspozitën virtuale “Njëherë e një kohë dhe kurrë më”.

Ai ka thënë se 1133 fëmijët kosovarë të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë meritojnë drejtësi, duke shtuar se lidhur me konfliktin e luftës, mund të falin por nuk duhet harruar.

”1133 fëmijë kosovarë u vranë ose janë ende të zhdukur nga një konflikt i ndodhur rreth njëzet vjet më parë. Ata ende meritojnë drejtësi. “Njëherë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentacionit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës. Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë”, ka shkruar Abbott. /Insajderi.com