Vrasja e 15 vjeçarit në Prizren – Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit e përfshirë në rast

Vrasja e 15 vjeçarit në Prizren – Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit e përfshirë në rast

Gjykata Themelore e Prizrenit u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të miturve të cilët u arrestuan të shtunën, nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit në këtë qytet, njofton Insajderi.

Të dyshuarit janë L.L., dhe H.G.

“L.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së, – L.L. dhe H.G., për shkak të veprës penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, kërkesën e prokurorisë së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së (në kuptim të nenit 61 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur) dhe të njëjtëve i ‘u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të miturve do ti llogaritet prej datës 22.01.2021 deri me datën 21.02.2021”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com