Vrasja e Donjeta Pajazitajt, arrestohet një person në Deçan

Vrasja e Donjeta Pajazitajt, arrestohet një person në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Strellc të Deçanit për vrasjen e Donjeta Pajazitit, njofton Insajderi.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të hënën rreth orës 14:15, pasi i njëjti gjatë deklarimit në gjykatë si dëshmitar i vrasjes së viktimës në fjalë, ka rënë në kundërshtim me deklaratën e tij paraprake.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me një rast vrasje ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbahet në ndalim policor”, ka njoftuar Policia.

Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur në bjeshkët e Strellcit të Deçanit në dhjetor të vitit 2015, gjashtë javë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familjarët. /Insajderi.com