Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e dy personave gjatë ditës së sotme në lagjen Emshir të Prishtinës.
Siç bën të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, viktimat janë një grua 44-vjeçare dhe një burrë i po të njëjtës moshë.
Rasti ka të bëjë me një vrasje dhe një vetëvrasje, akt ky që u krye me armë zjarri.
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes. Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit”, ka thënë Ahmeti.
“Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, ka thënë tutje ajo. /Insajderi.com