Avokati i Popullit ka përpiluar një raport lidhur me vrasjen e dyfishtë e cila ka ndodhur më 14 mars 2021, kur në lagjen “Emshir” në Prishtinë, një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit pastaj kishte vrarë edhe veten, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, në raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë.
“Në këtë Raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë, se kishte munguar koordinimi i veprimeve ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave, si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën. Raporti gjen po ashtu se Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë në këtë rast nuk janë respektuar”, thuhet në njoftim.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu: Dokument
/Insajderi.com