Vrasja e Florent Ahmetajt në kazino – Gjykata e dënon vrasësin me 25 vjet, familja kërkon dënim të përjetshëm

Vrasja e Florent Ahmetajt në kazino – Gjykata e dënon vrasësin me 25 vjet, familja kërkon dënim të përjetshëm

Me 25 vite burgim është dënuar Astrit Pacolli nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e Florent Ahmetajt në vendin e tij të punës brenda kazinosë ‘’Matrix’’ në Lipjan në mars të këtij viti.

E me vendimin e gjykatës nuk po pajtohen kurrsesi familjarët e të ndjerit. Ismet Ahmetaj, babai i
viktimës thotë se do të ankohen, derisa dorasi të marr dënimin e duhur.

“Ai diku u dashtë me punu, qaty e ka nxjerr idaren qaty e gjete vdekjen”, thotë babai i tij.

Me 5 nëntor, Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim të pandehurin Astrti Pacolli. i cili e kishte privuar nga jeta 32-vjeçarin Florent Ahmetaj. Vrasja ka ndodhur në muajin mars, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan./Insajderi.com