Rinor Z., kosovari që dyshohet se e vrau një tjetër shtetas nga Kosova, Armin Nezirin, 30 vjeçar, në Gjermani, është dorëzuar në polici.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hanoverit dhe siç kanë njoftuar mediat gjermane, Neziri u qëllua me armë zjarri, teksa ndodhej në veturën e tipit Porsche Cayenne.
Rinor Z., para autoriteteve u paraqit me avokatin e tij Clemens Angerer, njofton Insajderi.
Vrasja kishte ndodhur gjatë ditës, në një zonë të frekuentuar, kur i dyshuari kishte gjuajtur një herë ose më shumë, në drejtim të tashmë viktimës.
Të shtënat kishin ndodhur derisa vetura ishte në lëvizje. Neziri pasi ishte qëlluar kishte devijuar rrugën dhe goditur një shenjë trafiku.
Më pas ai gjeti vdekjen nga plagët e marra, përkundër ardhjes së shpejt të emergjencës, derisa dorasi kishte lënë vendin e krimit në këmbë.
Në lidhje me këtë krim, forcat speciale kanë bastisur edhe një banesë në Hanover.
Mediat ende nuk kanë raportuar për motive e kësaj vrasje./Insajderi.com