Vrasja e mafiozit shqiptar më të madh në Ballkan u përgatit dy vjet

Vrasja e mafiozit shqiptar më të madh në Ballkan u përgatit dy vjet

Dilaver Bojku (58) i quajtur Leku, mbret i pakurorëzuar i prostitucionit në Ballkan, është vrarë me një të shtënë në ballë të hënën rreth orës 17 në Strugë para restorantit të tij, Aqua Blue.

Dëshmitarët e rastit tregojnë se si i është afruar prapa shpine një mashkull i maskuar dhe ka qëlluar nga pistoleta drejtpërdrejti në ballë. Pas kësaj ky i panjohur kishte hipur në motor dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Bojku është vrarë për shkak të gjakmarrjes e cila ishte përgatitur në dy vitet e fundit, shkruajnë mediet maqedonase, shkruan gazetametro.

Bojku u vra nga hakmarrja për vrasjen e Sitem Istrefit (23) në vitin 2015 të cilin e kanë vrarë babai dhe vëllai i Bojkut. Burimi i njëjtë  pretendon se ishte “çështje ditësh se kur familja Istrefi do të arrijë deri te Dilaveri”.

Fjala është për familjen nga fshati Dolna Belnica, me të cilën familja Bojku prej dy vitesh ishte në konflikt për shkak të koncesionit të një plazhi në Strugë të cilin në fund e fitoi Dilaver Bojku.