Vrasja e Oliver Ivanoviqit – Nesër vendoset se a do t’ju vazhdohet paraburgimi të dyshuarve

Vrasja e Oliver Ivanoviqit – Nesër vendoset se a do t’ju vazhdohet paraburgimi të dyshuarve

Tre të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, sot dolën përsëri para Gjykatës në Prishtinë, ku u shqyrtua edhe një herë kërkesa për masën e paraburgimit.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Pas përfundimit të saj avokatët mbrojtës thanë se kanë mbi 40 dëshmitarë që do të vërtetojnë pafajësinë e të dyshuarve si dhe kjo situatë, sipas tyre, është një marrëzi dhe padrejtësi.

Vendimi për vazhdimin ose jo të paraburgimit të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanviqit do të merret më së largu deri nesër. Kësaj radhe është kërkuar që vendimi që do të merret për ta të përgatitet me shkrim në gjuhën serbe dhe jo në atë shqipe, ashtu siç është bërë herën e fundit.

Masa e paraburgimit për të dyshuarit ka filluar prej datës 23 nëntor 2018, mirëpo Gjykata e Apelit duke vepruar sipas ankesave të mbrojtësve ka kërkuar që Themelorja ta rishqyrtojë edhe një herë kërkesën e Prokurorisë.