Një bazë ajrore që strehon trupat amerikane në Irak është goditur nga raketa, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

TV shtetëror iranian thotë se sulmi ës" />

Vrasja e Soleimanit: Baza ajrore e SHBA-së në Irak e goditur nga raketa në shenjë hakmarrjeje

Vrasja e Soleimanit: Baza ajrore e SHBA-së në Irak e goditur nga raketa në shenjë hakmarrjeje

Një bazë ajrore që strehon trupat amerikane në Irak është goditur nga raketa, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

TV shtetëror iranian thotë se sulmi është një hakmarrje pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad të Premten, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Baza e Al-Asad është goditur nga raketa të shumta, raporton BBC.

Shtëpia e Bardhë po monitoron sulmin. Ende e paqartë nëse ka pasur viktima.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e Soleimani.

“Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër,” tha ajo përmes një deklarate të mbartur nga agjensia shtetërore e Iranit, IRNA./Insajderi.com