Vrasja mafioze e Flamur Beqirit në Londër, ky është 22-vjeçari arrestuar si i dyshuar

Vrasja mafioze e Flamur Beqirit në Londër, ky është 22-vjeçari arrestuar si i dyshuar

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Flamur Beqirit në Londër. Për këtë ngjarje është arrestuar në aeroportin e Kopenhagenit, në  Daminarkë, Anis Hassimi,  pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. I riu i arrestuar për vrasjen e Beqirit është me origjinë tuniziane, por jeton në kryeqytetin suedez Malmon, vendi ku shqiptari u arratis në vitin 2016 pasi mori kërcënime për vdekje.

Në polici ai ka mohuar përfshirjen në vrasje. “Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arrestimi Evropian me dyshimin për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Detektivët britanikë kanë qenë në lidhje me kolegët suedezë dhe besojnë se Beqiri, me origjinë shqiptare, ishte përfshirë në një luftë bandash me kriminelët e Afrikës së Veriut. Dyshohet se një person e ka mbajtur Beqirin nën vëzhgim përpara se ta qëllonte, ndërsa ishte kthyer në shtëpi me gruan Debora dhe djalin e tyre në mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sipas policisë Beqiri ishte pjesë e kontrabandës së drogës, e cila financonte dhe stilin e jetës ekstravagante të tij dhe dasmën luksoze të mbajtur në liqenin e Comos në Itali, në tetor 2018.

Flamur Beqirit u vra ditën e Krishtlindjes në pragun e vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër. Disa persona qëlluan shqiptarin për vdekjeduke e lënë të shtrirë në pragun e vilës, në sy të gruas dhe djalit. Beqiri nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Ai njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi. Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës, vetëm 8 minuta larg shkollës ku shkon edhe djali i princit William dhe dukeshës Kate, princi George.