
Në orët e mesnatës në fshatin Zahaq të Pejës është vrarë Qerim Kelmendi. Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, e ka konfirmuar vrasjen e tij, e cila dyshohet të jetë bërë në mënyrë makabër, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërkohë, që familjarët e Qerim Kelmendit, kanë filluar reagimet e tyre nëpër rrjetet sociale, për vrasjen e vëllait të tyre.
Reagimi i fundit vjen nga vëllai i tij Osman Kelmendi.
Ai ka shkruar duke thënë se u prehtë në paqe ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot vëllai im Qerim Kelmendi, u bë bashkë me Ilirin dhe Adrianin! U prehtë në paqe ushtari i orëve të para të UÇK-së Qerim Kelmendi”, ka shkruar Osman Kelmendi.
Lajmi për vrasjen e Qerim Kelmendit, u konfirmuar për Insajderin edhe nga Prokuroria./ Insajderi.com