Vrasja në Ferizaj: Prokuroria deklaron se gruaja është vrarë nga djali i saj

Vrasja në Ferizaj: Prokuroria deklaron se gruaja është vrarë nga djali i saj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e sotme në Ferizaj, njofton Insajderi.

Sipas njoftimin nga kjo Prokurori, djali 62 vjeç e ka vrarë nënën e tij 83 vjeçare në rrugën “Ejup Statovci” në këtë komunë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, në Ferizaj, një person dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në mëngjes, ku i dyshuari B. Ç., rreth 62 vjeç, dyshohet se në shtëpinë e tij në rrugën “Ejup Statovci”, në Ferizaj, ka privuar nga jeta nënën e tij, tani të ndjerën M. Ç, rreth moshës 83 vjecare”.

“Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I dyshuari B. Ç, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Dyshohet se personi i dyshuar për këtë vrasje, kishte të meta mendore. /Insajderi.com/