Vrasja në Fushë-Prezë

Vrasja në Fushë-Prezë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit. 71-vjeçari, shtetasi Abdulla Budlla është konstatuar pa shenja jete, i shtrirë në anë të rrugës, njofton Insajderi.

Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, pasi ka dyshime se është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje është gjendur mjeti që lëvizte viktima, ndërsa Abdulla Budlla është gjendur pa shenja jete jashtë automjetit.

Viktima punonte si taksist në të zezë, por kjo nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Autorët kanë qëlluar nga tre a katër metra larg drejt 71-vjeçarit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore dhe grupi hetimor. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë./Insajderi.com