Vrasja në Kamenicë: 42-vjeçari e goditi gruan e tij me shufër metalike

Vrasja në Kamenicë: 42-vjeçari e goditi gruan e tij me shufër metalike

42-vjeçari nga Kamenica, i cili provoi nga jeta gruan e tij 34-vjeçare, dyshohet se e ka vrarë atë me shufër metalike.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se i dyshuari N.M, ka përdorur mjet të papërshtatshëm ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori i rastit, policia dhe ekipa mjekësore, me ç’rast nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e të ndjerës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

Ndërsa, i dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale. /Insajderi.com/