Vrasja në Pejë, flet djali i dorasit: Problemi nisi dy vjet më parë

Vrasja në Pejë, flet djali i dorasit: Problemi nisi dy vjet më parë

I biri i dorasit të vrasjes së ndodhur të martën në Pejë, është deklaruar rreth rastit, për çka thotë se ky problem kishte filluar që nga vitit 2019, transmeton Insajderi.

Ai ka thënë se babai i tij ka qëndruar gjashtë muaj në paraburgim.

“Është mbajtur edhe në paraburgim. I kemi pasur disa probleme. Thonë gjoja që ‘e ka ngacmuar prindi im’. Faktet, analizat, gjithë ekspertizat i kanë dërguar në Prishtinë e kudo, gjashtë muaj ka qëndruar në burg, dhe dhjetë muaj të tjerë në arrest shtëpiak”, ka thënë ai në ‘Info Magazinë’ të KK.

Siç shprehet ai, babi i tij fillimisht është mbajtur në paraburgim, dhe kohë pas kohe edhe edhe në arrest shtëpiak.

”Tani ka qenë i liruar pasi me një seancë të fundit qenka shqiptuar një vendim i papritur, ku gjykimi del se babai im është fajtor dhe e shqiptojnë një dënim tri vjet e gjashtë muaj”, ka pohuar djali i dorasit.

Ai ka thënë se e mitura disa herë ka ndryshuar deklaratat e saj në polici.

”Pas asaj, unë personalisht kam angazhuar edhe një avokat në Prizren që kam qef ta mbajë anonim. Ai e ka shqyrtuar dosjen komplet dhe e ka thënë se ka shkelje të ligjit”, ka deklaruar ai.

Djali i dorasit tutje ka treguar se si ka ndodhur rasti, duke thënë se viktima kishte tentuar ta vrasë babin e tij.

”Problemi kryesor ka qenë se prindi im ka qenë i pari në lokal dhe ai zotriu ka shkuar drejt prapa shpinës së prindit tim dhe është ulë ka kërkuar një birrë. I ka thënë kamarierit ”mere këtë apparat, fotografoje zotëriun në tavolinë që është (babain tim)”. Ky kamarieri i paska thënë ‘’unë nuk mundem ta fotografoj, por qe urno birrën’’, tha ai.Ai e paska mbush revolen me plumba, prindi im nuk e ka ditë, unë nuk kam qenë aty, por logjikisht me llogaritë me pa një njeri duke e mbush okfirin ndërsy, nuk rrin ashtu. Por, ai zotriu në mënyrë tinëzare ka tentuar të ma mbys babën”.

Pasditen e së martës u vra një person, në rrugën ‘’Gjin Gazulli’’ në Pejë, ku sipas policisë, viktima është vrarë nga personi, i cili dyshohet që ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij./Insajderi.com