Vrasja në Pejë, Prokuroria po punon për identifikimin e të dyshuarve

Vrasja në Pejë, Prokuroria po punon për identifikimin e të dyshuarve

Prokuroria e Pejës ka lëshuar urdhër për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit të autorit ose autorëve të rastit të vrasjes së mbrëmshme që ndodhi në Pejë.

Kështu ka thënë për kallxo.com zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria Themelore e Pejës ka lëshuar urdhër për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të identifikimi të kryesve të kësaj vepre penale. Mirëpo, për shkak të konfidencialitetit nuk mund të japim me shumë informata”, tha Nikçi.

Mbrëmë rreth orës 21:20, një person është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e kishte konfirmuar ekipi mjekësor.

Viktima është Kenan Sadria, 32-vjeçar. Ai është gjetur i vdekur në veturë dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri.