Vrasje në Gadime të Lipjanit

Vrasje në Gadime të Lipjanit

Një vrasje raportohet se ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00 në fshatin Gadime Lipjanit.

Dyshohet se mosmarrëveshja mes disa personave ka rezultuar me vrasjen e një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur ne rrugën “6 Maji”.

Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor  si dhe ka  sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në  hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Ai tutje bëri të ditur se aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti./Insajderi.com