Vrasje në Rahovec

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Qifllak të Rahovecit

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, Yllka Shehu.

Ajo ka thënë se nga informatat e para në vendin e ngjarjes dyshohet se personi në fjalë është vrarë.

“Për momentin nuk kemi shumë informata, është gjetë një trup i pajetë në oborrin e një shtëpie. Trupi është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet se është vrasje, mirëpo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim”, ka thënë Shehu.