Një vrasje në tentativë raportohet të ketë ndodhur të premten rreth orës 00:10 në Gjakovë, njofton Insajderi.
Policia njofton se dy persona kanë raportuar se dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
“Dy viktimat femër dhe mashkull kosovarë kanë raportuar se deri sa ishin duke lëvizur me veturë dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, një plumb ka depërtuar brenda në veturë por nuk ka persona të lënduar”, thuhet në raportin e PK-së.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar nga njësi relevante./Insajderi.com