Vrasje në tentativë në Kaçanik, viktima në gjendje të rëndë në QKUK

Vrasje në tentativë në Kaçanik, viktima në gjendje të rëndë në QKUK

Një vrasje në tentativë raportohet se ka ndodhur të premten mbrëma në rrugën “Vëllezërit Qaka” në Kaçanik.

Sipas policisë, një person është therur me thikë nga një i dyshuar, i cili është arrestuar.

Viktima për shkak të lëndimeve të rënda, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Ndërsa, sipas policisë, motivet e incidentit janë ende të panjohura./Insajderi.com