Vrasje në tentativë në Prishtinë – policia jep detajet

Dy ditë më parë është raportuar për një rrahje mes katër personave në rrugën “Eqrem Qabej”, në Prishtinë.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit prej të cilëve dy janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit në burg pasi kishte urdhër arrest, dhe një është duke u trajtuar ende në QKUK por është nën përkujdesje të policisë. Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com