Pjetër Ndrecaj, i akuzuari për vrasjen e ish-gruas dhe vajzës së tij është dënuar me 24 vjet e gjashtë muaj burg, njofton Insajderi.
Kështu ka vendosur sot Gjykata Themelore në Gjakovë.
Ky është vendimi i dytë i gjykatës në Gjakovë për këtë rast pasi një vendim i vitit të kaluar për burgim të përjetshëm ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.
Pjetër Ndrecaj, në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj, përcjellë KK.
Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim ky me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim. /Insajderi.com