Elton Sefa, shqiptar 24 vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë britanike për shkak se ka vrarë mbikëqyrësin e tij, John Woodward.
Krimin e kishte kryer me shufër hekuri, Woodward ishte gjetur i vdekur më 17 prill të vitit 2018. raporton My London news, transemton Insajderi.
Sefa nuk ka të drejtë apeli para 22 viteve. Dënimi me burg iu dha pas një periudhë hetimesh.
Gjatë kësaj kohe Elton Sefa ishte rikthyer në Shqipëri përmes një fluturimi nga Amsterdami.
Por, më 2019 ai ishte arrestuar nga njësitet shqiptare me çka është ekstraduar për në Britaninë e Madhe, ku edhe mori dënimin.
Raportohet së në gjykatë janë trajtuar edhe motivet që quan në këtë vrasje.
“Paga”, ishte problem që Sefa dyshohet ta kishte me mbikëqyrshin e tij. Debatet mes tyre ishin të shumta”, raportojnë mediat angleze.
Por, avokatet kanë kërkuar nga gjykata që të zvogëlohet dënimi për shqiptarin, pasi sipas tyre “gjendja e tij mendore nuk është stabile”.
Gjykata e ka refuzuar kërkesën – për ta dënuar përjetësisht me burgim. /Insajderi.com