Është arrestuar një person pasi ka kryer vrasje nga pakujdesia ndaj një të moshuari.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Istog, njofton Insajderi.
Sipas, raportit njëzetekatër orësh të Policisë i dyshuari “kishte shtyrë derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën”.
I moshuari është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog e më pas edh në Spitalin e Pejës. S’ka arritur të mbijetojë.
Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe është njoftuar prokurori në lidhje me rastin.
Me urdhrin e tij i dyshuari për vrasje të pakujdesshme është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjoe për obduksion. /Insajderi.com