Vrau nga pakujdësia një të moshuar, arrestohet

Vrau nga pakujdësia një të moshuar, arrestohet

Është arrestuar një person pasi ka kryer vrasje nga pakujdesia ndaj një të moshuari.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Istog, njofton Insajderi.

Sipas, raportit njëzetekatër orësh të Policisë i dyshuari “kishte  shtyrë derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën”.

I moshuari është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog e më pas edh në Spitalin e Pejës. S’ka arritur të mbijetojë.

Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe është njoftuar prokurori në lidhje me rastin.

Me urdhrin e tij i dyshuari për vrasje të pakujdesshme është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjoe për obduksion. /Insajderi.com