Vret një person dhe plagosë dy të tjerë, policia arreston të dyshuarin në Mitrovicë

Vret një person dhe plagosë dy të tjerë, policia arreston të dyshuarin në Mitrovicë

Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, për çka thotë se vrasja ka ndodhur si pasojë e një zënke mes disa personave, ku një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave.

Si pasojë e lëndimeve përveç vdekjes së njërit nga të plagosurit, dy të tjerët janë duke u trajtuar në spitalin rajonal.

I dyshuari për këtë vrasje është arrestuar masi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor meqë ishte i lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe si dëshmi janë konfiskuar arma dhe tri gëzhoja.

Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 43 fishekë të armës së njëjtë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

“Mitrovicë 17.04.2021 – 11:27. Është raportuar se pas një zënke mes disa personave, një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë të cilët janë qëlluar nga arma e zjarrit. Si pasojë e lëndimeve njëri nga të plagosurit ka vdekur, dy të tjerët janë duke u trajtuar në spitalin rajonal. I dyshuari është arrestuar, i njëjti ishte i lënduar dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe si dëshmi janë konfiskuar arma dhe tri gëzhoja. Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 43 fishekë të armës së njëjtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com