Tetë persona kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve me të shtëna me armë zjarri në qytetin perëndimor gjerman, Hanau, kan" />

Vriten tetë persona në dy sulme në Gjermani

Vriten tetë persona në dy sulme në Gjermani

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve me të shtëna me armë zjarri në qytetin perëndimor gjerman, Hanau, kanë raportuar mediat lokale.

Pesë persona është raportuar të jenë plagosur pasi një sulmues i panjohur ka sulmuar dy bare.

Sipas raportimeve, sulmi i parë ka ndodhur në qendër të qytetit, derisa i dyti në lagjen Keselshtadt.

Zyrtarët kanë thënë se i dyshuari ka ikur nga skena e sulmit dhe tani është në arrati, ka raportuar e përditshmja, Bild.

Zyrtarë policorë dhe helikopterë janë duke patrulluar të dyja zonat.

Hanau, gjendet 25 kilometra në lindje të Frankfurtit.