
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së mërkurës konkretisht rreth orës 02:00, janë dëgjuar të shtëna armësh në fshatin Ratkoc, ku ka humbur jetën një person rreth 25 vjeç.
“Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në atë lokacion kanë gjetur të shtrirë në skaj të rrugës një person të moshës rreth 25 vjeçar, i cili kishte lëndime të dukshme në pjesën e kokës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë është konstatuar se viktima është pa shenja jete, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
“Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetit në Gjakovë. Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e viktimës dhe personave të dyshuar të mundshëm”, thuhet në komunikatën e policisë.