Një aheng familjar në fshatin Mushtishtit të Suharekës është kthyer në tragjedi.

Xhaxhai ka plagosur nipin e tij 14 vjeç, pasi i është bllokuar arma " />

Vritet aksidentalisht 14 vjeçari në një dasmë në Suharekë

Vritet aksidentalisht 14 vjeçari në një dasmë në Suharekë

Një aheng familjar në fshatin Mushtishtit të Suharekës është kthyer në tragjedi.

Xhaxhai ka plagosur nipin e tij 14 vjeç, pasi i është bllokuar arma deri sa ishte duke shtënë, ndarsa i mituri nuk ka mundur tu përballoj plagëve dhe ka vdekur në emergjencën e spitalit rajonal.

Policia e ka konfirmuar rastin duke treguar detaje rreth tij.

“Sot, rreth orës 14:15, Policia e Suharekës është informuar se nje i mitur me plagë në trup është sjell për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri”.

“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i vitlindjes 2004”, thuhet në njoftim.

Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë.

“Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftim.