![Vritet me armë zjarri çifti bashkëshortor](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/10/gjiro-1-730x440.jpg)
Aleko, 66 vjeç dhe Afërdita Kosta, 49 vjeç, u gjetën të vrarë me armë zjarri këtë mëngjes në shtëpinë e tyre në Gjirokastër.
Fqinjët raportojnë se dëgjuan krisma rreth orës 7:25. Një konflikt pronësie me fqinjin në lagjen “Palorto” është bërë shkak për ngjarjen tragjike, shkruan Tch.
Apostol Kosta, i cili kishte dhe lidhje farefisnore me kryefamiljarin, i ka qëlluar e më pas tentoi të vetëvritej.
Ai është në gjendje të rëndë në spital.