Vritet Inspektori i pyllit në Badovc

Vritet Inspektori i pyllit në Badovc

Mbrëmë është vrarë një roje e pyllit në afërsi të Badovcit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit. Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli”, ka shkruar Ahmeti, njofton Insajderi.

“Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit”.

Ahmeti i ka shprehur familjes ngushëllime për rastin dhe ka kërkuar nga Policia që rasti të zbardhet sa më shpejt.

“Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe si Komunë do të ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira. Nga Policia kërkojmë që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë”.

“Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës”.