fbpx

Vritet Lavdrim Muhaxheri

Vritet Lavdrim Muhaxheri

 

Lavdrim Muhaxheri, drejtuesi i shqiptarëve në organizatën terroriste të ashtuquajtur shteti islamik ISIS, Lavdrim Muhaxheri, është vrarë.

Pas disa lajmeve për vdekjen e tij të dhëna kohëve të fundit, familjarit e terroristit kanë pohuar vdekjen e Muhaxherit.

Pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes e ka konfirmuar edhe vëllai i pjestarit të ISIS, Bajrami.

Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.

Bashkë me Muhaxherin, mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit, gjithashtu ish pjesëtar i ISIS, i vrarë në shkurt të këtij viti.

Për vrasjen e Muhaxherit, kanë filluar edhe ngushllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave radikale islame.

“Allahu të pranoft o Luan Allahu të knaqtë në Xhennet me Pejgamberin Salallahu Alejhi We Selam do të na mungosh Vllaqkoo Shembelltyr ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)”, ka shkruar në Facebook, personi me emrin Sheukan Koraqi.

Lavdrim Muhaxheri, lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, sipas një profili të shkruar nga Express,  ka punuar për KFOR-in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO’në në Afganistan.

Ai në Ramazanin e viti 2013 ka qenë pjesë edhe e aktiviteteve të BIK-ut në Kaçanik, gjë që dëshmohet nga disa foto që botohen për herë të parë. Tre persona janë arrestuar dhe i katërti është në kërkim dhe të gjithë dyshohen për terrorizëm- aktivitete që i kanë bërë të lidhur me Lavdrim Muhaxherin./Insajderi.com