Vritet ndihmësi i Nënë Terezës – arrestohen dy persona

Vritet ndihmësi i Nënë Terezës – arrestohen dy persona

Mark Bloomfield i cili ka qenë vullnetar bamirësie ku kishte punuar edhe me Nënën Terezë, u vra në Uells.

Bloomfield, 54 vjeç, vdiq në spital të shtunën pasi dyshohet se u sulmua në një lokal në Swansea.

Familja e tij tha se,  “Si ndihmës i veçantë i Nënë Terezës në Kalkutë, ai ishte një kontribues thelbësor për misionin e saj dhe për ata që ajo kujdesej”.

Një burrë 61 vjeçar është akuzuar për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore në lidhje me vdekjen e Markut dhe dy persona të tjerë, një burrë 21 vjeçar dhe një grua 50 vjeçare, u arrestuan.