Vritet një 19 vjeçar në mesnatë

Vritet një 19 vjeçar në mesnatë

Një vrasje në mesnatë ka ndodhur në Komunën e Gjilanit pak minuta pas orës 12 të natës.

Bëhët fjalë për një djalë 19 vjeçar i cili është therur me thikë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashaini, i tha Insajderi-t, se personi i sulmuar është dërguar në Spitalin rajonal të Gjilanit e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Stacioni policor në Gjilan  kanë marrë një informate se në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dalur Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale”, tha ai.

Por, intervenimi mjekësor nuk ka pasur sukses pasi 19 vjeçari ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete . Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, përfundoi Hashani. /Insajderi.com