Një 23-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, gjatë të shtënave që ndodhën rreth orës 22:00 në Mitrovicë, njofton Insajderi.
Edhe dy persona të tjerë të plagosur janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.
“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, tha Zahiti./Insajderi.com